Hahn: Nuk ka anëtarësim në BE pa liri të mediave

Maqedonia

Hahn: Nuk ka anëtarësim në BE pa liri të mediave

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 13:42
Komisari Europian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johannes Hahn

Komisari Europian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johannes Hahn, ka thënë sot në Shkup se asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk do të anëtarësohet në Bashkimin Europian derisa nuk garanton liri të plotë të mediave dhe pavarësi në punën e gazetarëve.

“Nëse nuk përmbushen reformat për mediat të parashikuara në kapitujt 23 dhe 24, eksziston mundësia që të stopohet procesi i anëtarësimit në BE”, deklaroi Hahn.

Ai tha se dhuna ndaj gazetarëve në vendet e Ballkanit Perëndimor nuk është evituar, përkundrazi, sipas tij, ajo është rritur.

Më tej, gjatë fjalimit të tij ai bëri thirrje për mekanizmat e drejtësisë të bëjnë më shumë për këtë gjë.

Liria e medias nuk mund të ekzistojë pa një gjyqësor të pavarur, ka theksuar Han. Këto komente ai i dha sot gjatë hapjes së konferencës ”Ditët e medias Bashkim Europian – Ballkan Perëdimor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat