Mishi në Maqedoni është cilësor, por i shtrenjtë

Maqedonia

Mishi në Maqedoni është cilësor, por i shtrenjtë

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 20:51
Ilustrim

Produktet vendore nga mishi, përsëri po kthehen në vitrinat e shitoreve. Po bëhen përpjekje që të ulet importi nga shtetet e huaja, në llogari të produkteve vendore. Produktet vendore të mishit janë të njëjta sipas cilësisë me produktet e vendeve të huaja, por më të shtrenjta. Nga Grupacioni për përpunimin e mishit, thonë se po punohet në përshtatje e çmimeve, njofton TV21.

“Kemi mare për detyrë që ta rrisim sasinë e prodhimit, do të rrisim numrin e të punësuarve dhe të punësuarve aktual do tu rritet paga, ndërsa njëkohësisht do të luftojmë kundër importit me qëllim që të fokusohemi drejt eksportit të produkteve tona”, deklaroi Goce Trajçev.

Zv.kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, tha se kjo masë do të ris përdorimin e kapacitetit të industrisë së mishit, e cila deri më tani ka punuar me kapacitet minimal prej 28%.

Sot jemi dëshmitarë se masa e tillë do të jap rezultat të rëndësishëm. Prodhimtaria e kompanive është rritur për 40%, ndërsa eksporti është rritur për 61%, ndërsa njëkohësisht çmimi i produkteve të mishit të thatë për qytetarët të Maqedonisë do të ulet, deklaroi zv.kryeministri, Koço Angjushev.

Sipas ministrit të bujqësisë, Lupço Nikollovski, kjo masë e ka shpëtuar nga kolapsi industrinë e mishit. Siç thotë ai, për 10% janë rritur subvencionet për fermerët vendas dhe prodhimtarinë vendore. Njëkohësisht është publikuar edhe konkurs për ndarjen e tokave bujqësore nga tre dhe mbi tre hektarë. Dy konkurse të posaçme janë në lidhje me prodhimin e ushqimit për kafshë.

Para disa ditëve, Agjencia për ushqim dhe veterinari, solli vendim për ndalimin e eksportit të derreve dhe produkteve që përmbajnë mish derri, për mbrojtje nga virusi “Murtaja afrikane e derrit” i pranishëm në Vrana të Bullgarisë. Para pak kohe, Maqedonia ndaloi eksportin e mishit të pulës dhe viçit edhe nga Brazili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat