Zhbogar: Mediat në rajon përmirësohen

Maqedonia

Zhbogar: Mediat në rajon përmirësohen

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 20:12
Kryesuesi i zyrës së BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar

Kryesuesi i zyrës së BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, në eventin e gazetarëve “EU-Western Balkans Media Days 2018”, tha se mediat në rajon punojnë për t’u përmirësuar.

“Ne kemi mësuar nga baticat dhe zbaticat tek vendet e rajonit dhe pasqyrimin në media. Krizat kanë shkaktuar vetëdijësim tek qeveritë se mediat duhet të jenë të pavarura. Ndryshimet në media pasqyrohen te qytetarët. Në përgjithësi, jemi në rrugë të duhur drejt punës së mediave”, tha Zhbogar.

Përndryshe, ky event organizohet për së dyti herë dhe do të mbahet për tre ditë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat