Komandati i Gardës Kombëtare të Vermontit në vizitë në Maqedoni

Maqedonia

Komandati i Gardës Kombëtare të Vermontit në vizitë në Maqedoni

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 13:59
Gjeneral Steven Cray dhe Ivanov

Delegacion i lartë ushtarak i Gardës Kombëtare (GK)të shtetit federativ amerikan Vermont, e udhëhequr nga Komandanti i Gardës, Gjeneral Steven Cray nga sot deri 21 shtator do të qëndroj në vizitë në Republikën e Maqedonisë.

Delegacioni i GK të Vermontit gjatë qëndrimit disa ditor, do të realizojë takime me homologun e tij, Komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së, Gjeneral Vasko Gjurçunovski, me ministren e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, do ta vizitojnë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Qendrën për menaxhimin me kriza, dhe do të jenë prezent në ceremoninë përfundimtare të forumit të sigurisë në Ohër.

GK e Vermonit është partner i Armatës së Republikës së Maqedonisë ku me bashkëpunimin e deritashëm hyn në vitin e 25-të. Përmes programit programit të kontaktit ushtarak janë realizuar numër i madh i formave të ndryshme të trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta që ndihmuan në masë të madhe ARM-në që t’i arrijë standardet në NATO.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat