Janushev: Armiku më i madh dhe i vetëm i popullit maqedonas është pikërisht Zoran Zaevi

Maqedonia

Janushev: Armiku më i madh dhe i vetëm i popullit maqedonas është pikërisht Zoran Zaevi

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 11:50
Igor Janushev

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së Igor Janushev mbrëmë ishte ne vizitë në Probishtip, ndërsa gjatë pasdites ishte ne vizitë në Kratovë, ku u takua me qytetarë të këtyre dy qyteteve.

Sipas Janushevi ajo çfarë është evidentuar në këto takime mosbesimi nga ana e qytetarëve përballë politikave ekonomike, që sipas Janushevit, marrin kolaps në secilën fushë dhe përjetojnë fiasko udhëhequr nga ana e LSDM-së dhe Zaevit.

“Ajo çfarë është më evidente është qëndrimi i qytetarëve për shkak se Zaevi bën ndarjen e popullit maqedonas në miq dhe armiq, atyre që përkrahin dhe atyre që janë kundër marrëveshjes”, thotë nënkryetari OBRM-PDUKM-së Igor Janushev duke shtuar se i armiku më i madh dhe i vetëm i popullit maqedonas është pikërisht Zoran Zaevi, sepse me pranimin e kësaj marrëveshje dhe vendosja në referendum kryhet shitja e gjithçkaje që është maqedonase, si shitja e emrit maqedonas, ndryshimi i Kushtetutës ku parashihet ndryshimi i emrit Republika e Maqedonisë dhe shitja e gjuhës dhe identitetit maqedonas.

Sipas Janushevit ekonomia përjeton ngecje dhe e vetmja rritje ekonomike, sipas Janushevit mund ta vërejmë në xhepat e funksionarëve dhe familjeve të funksionarëve të LSDM-së dhe që janë të afërt me Zevin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat