LSDM: Për debat nevojiten qëndrime, këtu jemi t’i ndihmojmë Mickoskit të thotë qëndrim të qartë

Maqedonia

LSDM: Për debat nevojiten qëndrime, këtu jemi t’i ndihmojmë Mickoskit të thotë qëndrim të qartë

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 18:22
LSDM

Partia maqedonase në pushtet LSDM nëpërmjet një kumtese thotë se “për debat nevojiten qëndrime, këtu jemi që Mickoski të thotë qëndrim të qartë për çështjen më të rëndësishme”.

“Hristijan Mickoski të thotë se çfarë i nevojitet dhe në cilën mënyrë mund t’i ndihmojmë që ta definojë dhe ta deklarojë qëndrimin e tij për çështjen më të rëndësishme. Këtu jemi t’i ndihmojmë, që të inkurajohet, të mendojë, të vendosë dhe të thotë qëndrim të qartë”, thonë nga partia maqedonase në pushtet LSDM.

Ata shtojnë se më keqja është të mos kesh qëndrim, posaçërisht për çështje të rëndësishme ku varet ardhmëria e shtetit.

“E ardhmja e Maqedonisë dhe qytetarëve të saj nuk guxon dhe nuk do të rrezikohet për shkak të kalkulimeve dhe rejtingut të ulët të Mickoskit. Për secilën debat në secilën temë nevojiten qëndrime”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Në fund ata i bëjnë thirrje Mickoskit që publikisht të deklarohet për qëndrimin e tij rreth referendumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat