LSDM: Do të ketë debat atëherë kur Mickoski do të dalë dhe të tregoj qëndrimin e tij

Maqedonia

LSDM: Do të ketë debat atëherë kur Mickoski do të dalë dhe të tregoj qëndrimin e tij

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 20:05
LSDM

Nga partia në pushtet LSDM ka reaguar ndaj deklaratës së OBRM-PDUKM rreth thirrjes për debat televiziv në mes Hristijan Mickoskit dhe Zoran Zaev.

Nga LSDM thonë se do të ketë debat atëherë kur Mickoski do të dal dhe ta tregoj qëndrimin e tij, ku shtojnë se, për debat nevojiten qëndrime.

“Hristijan Mickoski të tregoj se si mund t’i ndihmohet që të definojë qëndrimin e tij. E ardhmja e vendit nuk mund të rrezikohet për shkak rejtingut të ulët të Mickoskit.

Në politikë dhe në debat është shumë keq kur s’ke qëndrim”, deklarojnë nga LSDM. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat