Referendumi dhe KSHZ kanë zbuluar shumë fshatra të braktisura në Maqedoni

Maqedonia

Referendumi dhe KSHZ kanë zbuluar shumë fshatra të braktisura në Maqedoni

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 19:24
Foto ilustrim

Gjatë organizimit të referendumit më 30 shtator, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve zbuloi se në 81 fshatra të Maqedonisë nuk do të ketë votim sepse ato janë të zhdukura dhe të braktisura, pra nuk ka numër të mjaftueshëm të votuesve të regjistruar atje.

Në to jetojnë nën dhjetë banorë, me çka është minimumi ligjor për të organizuar votim, kështu që ata do të duhet të shkojnë për të votuar në zona të tjera zgjedhore nëse duan të ushtrojnë të drejtën e tyre.

Në Prilep vetëm ka 13 fshatra që jetojnë nën 8 banorë. Menjëherë pas tij është Makedonski Brod me 8 fshatra, dy prej të cilëve kanë nga vetëm një banor. Pasojnë Probishtipi dhe Demir Hisari me nga 6 vende, në të cilët ka vetëm disa banorë, ndërsa në Kërçovë dhe Mavrovë janë pesë vende të tilla. Çashka ka katër fshatra të tillë, një në të cilën nuk jeton askush. Të gjithë janë zhvendosur nga një fshat në Petrovac, ku ka dy vende me një numër minimal të banorëve.

Pastaj pasojnë Kratova, Shtipi, Debarca dhe Konçe, me tri fshatra pothuajse të shpërngulura, dhe një ose dy janë në Koçan, Gjevgjeli, Veles , Sopishte, Negotinë, Ohër, Kavadar, Gostivar, Krushevë dhe Radovish.

Komisionet zgjedhore komunale do të duhet t’i lajmërojnë votuesit, se ku do të mund të votojnë. Nga KSHZ thonë se ky problem në çdo zgjedhje po bëhet problem më i madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat