Sot vazhdon gjykimi për lëndën “Toplik” të Prokurorisë Speciale

Maqedonia

Sot vazhdon gjykimi për lëndën “Toplik” të Prokurorisë Speciale

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 08:29
Mile Janakieski

Në Gjykatën Penale për sot është planifikuar seancë e re gjyqësore për lëndën “Toplik” të Prokurorisë Speciale, në të cilën i akuzuari i parë është ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski.

Ai dyshohet për shitje të tokës shtetërore për ndërtimin e kompleksit “Sonçev Grad” në Sopishte të Shkupit.

Në seancat paraprake prokurorët e PSP-së lexuan 608 dëshmitë materiale në lidhje me lëndën, ndërsa u dëgjuan edhe disa biseda telefonike nga përgjimet.

Sipas aktakuzës së PSP-së, Janakieski si person udhëheqës i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, në kundërshtim me Ligjin për shpallje publike ka formuar Komision për zgjedhje të ofertave për shitjen e tokës shtetërore, në të cilën është ndërtuar kompleksi “Sonçev Grad”. Ndërsa fituese ka qenë një firmë e cila nuk i ka plotësuar kushtet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat