“Maqedonia bojkoton” ju bëri thirrje qytetarëve të Gostivarit të bojkotojnë referendumin

Maqedonia

“Maqedonia bojkoton” ju bëri thirrje qytetarëve të Gostivarit të bojkotojnë referendumin

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 22:32
Janko Baçev

Janko Baçev Kryetar i partisë “Maqedonia e Vetme” dhe udhëheqës i fushatës “Maqedonia bojkoton” në takimin e sotshëm nga qytetarët e Gostivarit kërkoi që masovikisht të thonë jo, siç tha ai, marrëveshjes kapitulluese ku fshihet gjithçka që është maqedonase.

Ai akuzoi ministrat aktual në Qeveri se shpërndajnë gënjeshtra.

“Mos ju besoni gënjeshtrave që i thonë Dimitrov, Sheqerinska dhe Zaev. Ata janë maqedonas të tjetërsuar. NATO-s i intereson vetëm politikan të dëgjueshëm që ju shërbejnë besnikërisht, ndërsa ata përsëri mendojnë se NATO do t’u mbrojë të vjedhurën’, tha Baçev.

Ai foli edhe për vendimin e fundit me cilën me cilën Gjykata Kushtetuese do të mbajë seancë më 19 shtator.

“Qeveria është në dëshpërim dhe këtë e tregon sepse Gjykata Kushtetuese më 19 shtator do të diskutojë për referendumi. Qeveria me presione deri tek Gjykata do të kërkojë që të anulohet vendimi për referendum dhe në këtë mënyrë do të dalin nga turpi i madh që u përpoqën ta vendosin. Për këtë veprim dëshmi është anketa e fundi ku tregon se 80% e qytetarëve do ta bojkotojnë referendumi”, tha Baçev.

Ai qytetarëve të Gostivarit ju tha se bashkërisht, pa dallim të orientimit politik, të bashkohen që referendumi mos të kalojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat