Alternativa e vetme për Evropën Juglindore është integrimi në NATO dhe BE

Maqedonia

Alternativa e vetme për Evropën Juglindore është integrimi në NATO dhe BE

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 19:42
Pamje nga takimi Ahmeti-Bushati

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në Shkup Ministrin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Bashkëbiseduesit diskutuan mbi referendumin e 30 shtatorit, marrëdhënieve bilaterale si dhe situatën e përgjithshme politike në rajon.

Siç njofton BDI, lideri Ahmeti theksoi se fushata për referendumin po ec në mënyrë të shkëlqyer dhe prania e njerëzve është e kënaqshme, ndërsa pret rezultat absolutisht pozitiv më 30 shtator.

Ahmeti falënderoi Shqipërinë zyrtare për mbështetjen e madhe që i jep proceseve integruese euroatlantike të Maqedonisë.

“Z. Ahmeti dhe z. Bushati u shprehën që alternativa e vetme për rajonin e Evropës Juglindore është integrimi i plotë në NATO dhe në Bashkimin Evropian. 

Në takim gjithashtu u diskutua edhe për situatën në rajon, barazinë gjuhësore si dhe dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat