Avokati i Popullit hap linjë telefonike falase për referendum

Maqedonia

Avokati i Popullit hap linjë telefonike falase për referendum

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 16:56

Avokati i Popullit në prag të referendumit të ardhshëm, njofton se nga dita e hënë më 17 shtator do të hapë një linjë telefonike falase 0800 54321, me qëllim që të ndihmojë qytetarët në ushtrimin dhe mbrojtjen e të drejtës së votës dhe për të shprehur lirshëm mendimin dhe qëndrimin e tyre lidhur me çështjen e referendumit.

“Avokati i Popullit me këtë rast kujton rëndësinë e jashtëzakonshme të ushtrimit të së drejtës së shprehjes dhe konsideron se sqarimi dhe qëndrimi i qytetarëve në lidhje me pyetjen e referendumit është angazhimi i tyre dhe kontributin aktiv në të ardhmen e shoqërisë. Avokati i Popullit gjithashtu kujton dhe u bënë thirrje të gjithë faktorëve të shoqërisë që të mos pengojnë qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre të garantuara për të dalë dhe sqaruar personalisht, dhe inkurajon qytetarët që të raportojnë çdo ndikim të mundshëm”, thonë nga zyra e Avokatit të Popullit.

Qytetarët mund të raportojnë personalisht në zyrat e Avokatit të Popullit në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, si dhe ditën e referendumit, me qëllim të heqjes së pengesave për tu shprehur dhe sqaruar lirshëm në ditën e referendumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat