Bushati: Qytetarët në Maqedoni të mbështesin marrëveshjen me Greqinë

Maqedonia

Bushati: Qytetarët në Maqedoni të mbështesin marrëveshjen me Greqinë

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 15:22
Ditmir Bushati dhe Nikolla Dimitrov

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati në kuadër të qëndrimit të tij dy ditorë në Maqedoni, sot takoi ministrin e Jashtëm të Maqedonisë Nikolla Dimitrov, nga ku porositi gjithë qytetarët që të mbështetin referendumin për çështjen e emrit.

Ministri shqiptarë Bushati inkurajoi qytetarët e Maqedonisë që më 30 shtator të kontribuojnë në procesin integrues të vendit.

“Besojë se të gjithë biem dakord, jo thjeshtë nga kontaktet e mia sot për sot me të gjithë kryetarët e faktorit politik shqiptarë këtu, që shqiptarët që jetojnë në Maqedoni duhet të vijojnë që të jenë mbështetës të zjarrtë të proceseve euro-atlantike dhe unë sërish përfitojë nga rasti për tu bërë thirrje për të dal më 30 shtator dhe për të votuar pro të ardhmes së vendit tyre, për të ndërtuar një jetë edhe më të mirë këtu”, u shpreh Bushati.

Ministri i Jashtëm Dimitrov tha që vizitat e shpeshta të miqve japin besimin se referendumi do të kalojë dhe se shumë shpjet Maqedonia do të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së.

“Kur e kemi pasur referendumin e parë për pavarësi në vitin 1991, nuk kemi pasur kaq vizita. Ajo është problem, të kishim pasur atëherë aq miq dhe aq vizita, sigurisht nuk do të na duhej dy e më shumë vite nga referendumi e deri tek anëtarësimi në OKB. Njeriu dhe shteti janë të fortë aq sa kanë shokë“- theksoi  Nikolla Dimitrov”, ministër i Jashtëm i Maqedonisë.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani tha se vizita e Bushatit është shumë më rëndësi në këtë situatë të rëndësishme vendimmarrëse për qytetarët.

“Kujtoj se vizita e tij këtu është një inkurajim dhe motivim për ne po edhe për qytetarët e Republikës së Maqedonisë, veçanërisht ata shqiptarë, në këtë udhëkryq në të cilin gjendemi ne dhe duhet të marrim vendimin për të ardhmen tonë dhe për të ardhmen e gjeneratave që vijnë”, theksoi  Bujar Osmani, zv/kryeministër për Çështje Evropiane.

Temat e bisedës mes dy delegacioneve kanë qenë edhe çështjet ekonomike si dhe hapja e korridorit të tetë. Gjatë qëndrimit të tij në Shkup, ministri i jashtëm shqiptarë, Ditmir Bushgati u prit edhe nga kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat