Mickoski realizoi takim me Thaçin

Maqedonia

Mickoski realizoi takim me Thaçin

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 19:03
Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, realizoi takim me Kryetarin e Republikës së Kosovs, Hashim Thaçi.

Në takim, siç kumtojnë nga OBRM-PDUKM, bashkëbiseduesit u përqendruan në më shumë çështje të cilat janë bilaterale dhe rajonale.

Mickoski dhe Thaçi afirmuan nevojën për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës.

Në kumtesën e partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se bashkëbiseduesit u përqendruan në gjendjen aktuale politike në Republikën e Maqedonisë.

Mickoski përsëriti qëndrim e partisë së tij lidhje me marrëveshjen me Greqinë duke theksuar se partia e tij nuk mund të mbështet një marrëveshje me përmbajtje të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat