Osmani njoftoi Blok me përgatitjen e vendit për fillimin e negociatave me BE-në

Maqedonia

Osmani njoftoi Blok me përgatitjen e vendit për fillimin e negociatave me BE-në

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 17:13
Osmani, Blok

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani mbajti takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës Stef Blok.

Në takim u hapën temat lidhur me përgatitjen e vendit për fillimin e negociatave aderuese, me aksent të veçantë përgatitjes së ekipit dhe strukturës për negociata, për sfidat lidhur me referendumin që pason për Marrëveshjen e Prespës, si dhe mbështetja në përgjithësi për vendin tonë nga ana e Mbretërisë së Holandës.

“Holanda është një ndër mbështetësit më të fuqishëm të Republikës së Maqedonisë dhe procesit tonë integrues, si dhe vend me të cilin në mënyrë tradicionale kemi bashkëpunim posaçërisht të suksesshëm. Këtë mbështetje gjithsesi e pres edhe në këtë periudhë të ndjeshme për vendin.

Referendumi që pason, në këtë moment okupon fokusin politik në vend, dhe pjesëmarrja juaj në këto momente historike është një akt i miqësisë së sinqertë, për çka personalisht jam mirënjohës”, theksoi Osmani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat