Sheqerinska-Appathurai: NATO fuqishëm e mbështet anëtarësimin e Maqedoninë në Aleancë

Maqedonia

Sheqerinska-Appathurai: NATO fuqishëm e mbështet anëtarësimin e Maqedoninë në Aleancë

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 13:45
Pamje nga takimi

Ministrja e mbrojtjes Radmilla Sheqerinska sot kishte takim pune me zv. ndihmës sekretarin e përgjithshëm të NATO-s për çështje politike dhe sigurinë politike, James Appathurai, e cila u realizua në kuadër të proceseve për fillim të bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë në Aleancë/

Në takim, ministrja Sheqerinska tha se me vetëdije, guxim dhe e vendosmëri, Qeveria vitin e fundit ka punuar në tri çështje, marrëveshja me Bullgarinë, marrëveshja për emrin me Greqinë dhe marrëdhëniet ndëretnike. Në lidhje me anëtarësimin në NATO, Sheqerinska tha se grupet në Ministri janë të gatshme t’i fillojnë bisedimet dhe se ky proces po zhvillohet sipas dinamikës së planifikuara, theksojnë nga Ministria e Mbrojtjes.

Zv. ndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Appathurai përgëzoi për lidershipin e Maqedonisë në rajon, dhe theksoi vendi ka bërë kthesë të madhe për një periudhë të shkurtër dhe se politika e fqinjësia së mirë të Maqedonisë vërehet për fqinjët, të cilët dhanë ndihmë të madhe për anëtarësim të plotë të vendit në Aleancë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat