Pse Thaçi nuk u takua me presidentin e Maqedonisë, Ivanov?

Maqedonia

Pse Thaçi nuk u takua me presidentin e Maqedonisë, Ivanov?

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 12:07
Hashim Thaçi dhe George Ivanov

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, gjatë konferencës për media me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, është pyetur nga gazetarët pse nuk është takuar me George Ivanovin si president, por me kryeministrin e Maqedonisë.

“Unë sot nuk jam në Shkup për të marrë anë, për këtë apo atë. E mbështes fuqishëm rrugëtimin euro-atlantik të Zaevit.  Qytetarët i zgjedhin vet liderët e tyre, në kohë të ndryshme, në rrethana të ndryshme, kam bashkëpunuar me të gjitha autoritetet në shkup. U jam shumë mirënjohës të gjithë bartësve të institucioneve në Maqedoni. Relacionet Kosovë – Maqedoni s’duhet të bazohen në skema politike por në bazë t ëinstitrucioneve shtetërore”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat