Një pjesë e Komunës Qendër nesër pa ujë

Maqedonia

Një pjesë e Komunës Qendër nesër pa ujë

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 22:28
Foto ilustrim

Për shkak të heqjes së defektit të një mbyllësi nga rrjeti i furnizimit me ujë me diametër F-125mm në rrugën “Orce Nikollov” bb, pranë burimit në sheshin “Maqedonia”, nesër do të ketë ndërprerje në furnizim me ujë.

Shfrytëzuesit e një pjese të rrugëve “Orce Nikollov”, “Skopska”, “Nikolla Kljuev” dhe Kej “12 nëntori”, nesër do të jenë pa ujë nga ora 9, deri në fund të intervenimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat