Xhaferi: Besoj tek qytetarët, OBRM-PDUKM-ja akoma mund të kyçet në fushatë

Maqedonia

Xhaferi: Besoj tek qytetarët, OBRM-PDUKM-ja akoma mund të kyçet në fushatë

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 16:12
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi në një intervistë për AIM, tha se beson tek qytetarët, institucionet, partitë dhe u shpreh i bindur se referendumi do të jetë i suksesshëm.

Xhaferi thotë se qytetarët janë të vetëdijshëm ta kuptojnë rëndësinë dhe nevojën ta tregojnë personalisht në referendum dhe të marrin përgjegjësinë për të ardhmen e tyre.

“Mendoj se shumë gjëra që kanë ndodhur edhe në rajon edhe më gjerë, tregojnë se rajoni jonë është i lënduar dhe mendoj se jemi të gjithë të vetëdijshëm. Unë jam i bindur dhe besoj tek ndërgjegjja e qytetarëve, padyshim nëse dikush mund të mendojë se qyteatarët janë vetëm dëgjues të verbër të partive politike, por duke pasur parasysh të gjitha ndodhitë qytetarët tanë janë mjaftueshëm të vetëdijshëm ta kuptojnë rëndësinë dhe nevojën dhe personalisht të marrin pjesë në përgjegjësinë politike. Për këtë jam i bindur se qyteatarët do të reflektojnë me dalje masive në referendum, që të zgjidhet kontesti dhe të bëhemi pjesë e BE-së dhe NATO-s”, tha mes tjerash Xhaferi.

Në lidhje me propagandën publike për referendumin që ka filluar Kuvendi, Xhaferi tha duke përfshirë edhe ditën e sotme Kuvendi ka nënshkruar 51 marrëveshje me televizione dhe radio, për transmetim mediatik të paraqitjeve të deputetëve që mbështesin referendumin.

Ndërsa në lidhje me qëndrimin e OBRM-PDUKM-së për referendumin dhe kyçjen eventuale të deputetëve të saj në fushatë, Xhaferi tha se nëse vendosin që sot mund të kyçen në fushatë dhe mjetet do t’i kenë në dispozicion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat