“Për gjendjen e romëve në Maqedoni duhet të punohet akoma”

Maqedonia

“Për gjendjen e romëve në Maqedoni duhet të punohet akoma”

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 13:44
“Çështja rome dhe BE integrimet”

Nevojat dhe problemet e romëve në Maqedoni, pozita e tyre në shoqëri dhe çka sipas rekomandimeve duhet të bëhet për avancimin e gjendjes së tyre, ishin temat e debatit publik “Çështja rome dhe BE integrimet” që sot u organizua në Shkup.

“Me këtë debat duam të tregojmë se në Maqedoni ka romë, të cilët nuk janë politikisht aktivë apo funksionarë publikë, ndërsa janë intelektualë, që mund të tregojnë diçka të re dhe të thonë më shumë për problemet shoqërore të romëve”, tha Sali Memed.

“Qëllimi ynë është që romët përfundimisht të shohin se ku janë, kush janë dhe çka janë sepse deri më tani liderët dhe funksionarët politikë romë janë të angazhuar me punë të tjera, ndërsa jo me çështjen rome”, tha Memet.

Ai potencon se në çështjen për përparimin e gjendjes së romëve duhet të punohet edhe në të ardhmen dhe këtë e thekson edhe Bashkimi Evropian me rekomandimet në raportet për Maqedoninë.

Ky është panel diskutimi i parë nga vargu i debateve të cilat do të vijojnë në periudhën e ardhshme të vetëorganizuara dhe me mjete vetjake që paraqet bazë për ngritjen e vetëdijes dhe ndërmarrjen e masave për përfshirjen e bashkësisë rome në bisedimet për integrimin evropian përgjegjësi më e madhe në vetë institucionet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat