Në kontrollet e rregullt në sheshin “Gjevgjelia” në Gjevgjeli zyrtarët policor mbrëmë në orën 1:00 të pasmesnatës ka zbuluar 10 emigrantë në automjetin “BMW” me targa të Tetovës.
Tetë nga emigrantët, deklarojnë nga MPB, ishin nga Pakistani dhe dy nga Afganistani.
Vozitësi ka ikur nga vendi i ngjarjes, por për një kohë të shkurtër është kapur dhe privuar nga liria. Bëhet fjalë për personin me iniciale V.F. (35) nga fshati Studeniçan i Shkupit.
Emigrantët janë mbajtur në stacionin policor në kalimin kufitar “Bogorodicë”.