Johnson: Që të ecni përpara është shumë e rëndësishme finalizimi i marrëveshjes së Prespës

Maqedonia

Johnson: Që të ecni përpara është shumë e rëndësishme finalizimi i marrëveshjes së Prespës

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 11:01
Ron Johsnon

Që të ecni përpara është shumë e rëndësishme që të finalizohet marrëveshja, tha senatori amerikan, Ron Johsnon, në intervistë për agjencinë greke ANA-MPA.

Siç njofton korrespondentja e AIM-së nga Athina, Johnson tha se marrëveshja e Prespës është shumë e kuptueshme dhe e nevojshme për të dyja palët dhe shtoi se vërtet e vlerëson guximin politik nga të dyja palët.

“Mendoj se sigurisht do t’i ndihmojë stabilitetit në rajon. E kuptoj se bëhet fjalë për çështje të ndjeshme. Njerëzit janë krenar për trashëgiminë e tyre, në emër të të dyja vendet. Mendoj se është shumë e kuptueshme marrëveshja. Mendoj se kishte nevojë për guxim politik edhe nga liderët partiak nga të dyja vendet”, tha senatori Johnson, i cili fundjavën e kaluar ishte në panairin ndërkombëtar në Selanik. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat