Strategjia për zhvillimin e sektorit qytetar para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë

Maqedonia

Strategjia për zhvillimin e sektorit qytetar para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 10:19
Kuvendi

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 88-të të rregullt të saj. Në propozimi e sekretariatit të përgjithshëm të Qeverisë, në seancë do të shikohen strategjia e propozuar për bashkëpunim dhe zhvillim të sektorit qytetar, me planin aksional 2018-2020.

Ministrat sot do të debatojnë dhe për informimin e planit aksional kombëtar për hapjen e partneritetit me qeverinë me propozimin e planit aksional kombëtar për partneritet të hapur me qeverinë 2018-2020.

Me propozimin e ministrisë për punë dhe politikë sociale, pjesë e pikave në seancë është edhe propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor.

Në rend të ditës është edhe propozimi ligji për blerjet publike, të propozuara nga ministri për financa, deklarojnë nga konferenca për shtyp e qeverisë.

Qeveria sot do të debatojë edhe për informacionin nga ministria e shëndetësisë, me planin aksional për shëndet seksual dhe riprodhues 2019-2020.

Seanca e 88-të e Qeverisë së Republikë së Maqedonisë punimet do t’i fillojë në orën 12:00. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat