Misajllovski: LSDM nuk mund të na dërgojë në BE dhe NATO

Maqedonia

Misajllovski: LSDM nuk mund të na dërgojë në BE dhe NATO

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 23:21
Vllado Misajllovski

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Vllado Misajllovski sot ka hedhur akuza ndaj partisë në pushtet LSDM-së për gjendjen aktuale politike në vendë.

Në një deklaratë ai tha se “OBRM-PDUKM është përsëri në mesin e qytetarëve, siç deklaruam, përsëri jemi në terren.

Sot kisha mundësi të jem në Çuçe Sandev që të bisedoj me qytetarët, të bëjmë takim me komitetin tonë, por je vetëm këtu por në të tërë Maqedoninë dhe t’i dëgjojmë zërin e tyre.

Mund të dëgjonim se kjo qeveri në krye me Zoran Zaev nuk ka bërë asgjë në asnjë shtëpi. Gjegjësisht kjo është një qeveri tenderësh, si të bëjnë firma të reja për dhjetë ditë që të fitojnë tender, si t’i vjedhin parat e qytetarëve”, thotë Misajllovski.

Ai gjithashtu shton se këta njerëz nuk mund ta dërgojnë në Bashkimin Evropian dhe NATO. Neve na duhen reformat me bazë të fort, sepse qytetarët e meritojnë këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat