Markovska: Si do të jetë rezultati i referendumit në atë anë do të anoj OBRM-PDUKM

Maqedonia

Markovska: Si do të jetë rezultati i referendumit në atë anë do të anoj OBRM-PDUKM

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 22:06
Gjullistana Markovska

Ish-deputetja e OBRM-PDUKM-së, Gjullistana Markovska për televizionin “Telma” tha se është shumë jo serioze kjo që OBRM-PDUKM nuk tregon qëndrim të qartë për referendum.

“Askush, por askush në Maqedoni, as vetë nënshkruesit e marrëveshjes, nuk janë të kënaqur që kjo ka ndodhur. Është thjeshtë një kusht që duhet të bërë. Nëse do të ishte ndonjë qeveri tjetër në vendin e kësaj, do ta kishte bërë këtë marrëveshje. Ne 27 vjet kemi fluturuar në vend. Në këtë moment nuk vendosëm për ne, por vendosëm për të ardhmen e fëmijëve tanë. Nuk mundet njëra nga partitë më të madhe, OBRM-PDUKM qëndrimin e saj ta fsheh ndër tavolinë për ndërgjegjshmëri. Si do të jenë rezultatet, në atë anë do të anojë OBRM-PDUKM, kjo është jashtëzakonisht joserioze”, tha Markovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat