Shfrytëzojnë mundësinë dhe më 30 shtator ta mbështesin RM drejtë NATO-s dhe BE-së

Maqedonia

Shfrytëzojnë mundësinë dhe më 30 shtator ta mbështesin RM drejtë NATO-s dhe BE-së

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 20:21
Prespa

Të vetëdijshëm për sfidat gjatë implementimit të marrëveshjes së Prespës, por edhe për hapat e nevojshme për realizimin e qëllimeve strategjike kombëtare, Partia Liberale dëshiron të japë kontribut drejt sjelljes së vendimit të vështirë por të drejtë për të tashmen dhe të ardhmen e shtetit dhe qytetarëve përmes prononcimit pozitiv në referendum.

Pas konsultimeve të gjëra, Komiteti ekzekutiv i Partisë Liberale vendosi t'u bëjë thirrje qytetarëve ta shfrytëzojnë mundësinë më 30 shtator ta mbështesin rrugën e Republikës së Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së.

Nuk kemi dilemë se vullneti i bindshëm i qytetarëve të Maqedonisë nga të gjitha përkatësitë është vendi të bëhet anëtare e këtyre dy aleancave.

Partia Liberale një dekadë të tërë paralajmëroi se ky vendim duhet të sillet nëpër institucione, pa ndarjet që në mënyrë të pashmangshme i shkakton procesi i referendumit i disejnuar nga Gruevski për shmangien e përgjegjësisë nga udhëheqja dhe vendimmarrja politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat