“Rilindja” paralajmëron protestë para ASHAM-it kundër marrëveshjes së Prespës

Maqedonia

“Rilindja” paralajmëron protestë para ASHAM-it kundër marrëveshjes së Prespës

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 20:02
Pamje nga vendi i ngjarjes

Nesër në orë 10:00 para Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë do të mbahet protestë kundër dhe për anulimin e marrëveshjes së Prespë, me rastin e Konferencës Shkencore të organizuar nga ASHAM: “Marrëveshja e Prespës: Rëndësia ndërkombëtare dhe implikimet mbi integrimet Euro-Atlantike të Republikës së Maqedonisë”.

Organizatorët janë Iniciativa qytetare, Iniciativa Qytetare për Shëndet dhe Rilindje, Jetë me dinjitet dhe ngritje “Rilindja”, Rilindjen e Lëvizjes Maqedonase (mbajtësit dhe mbrojtësit e sovranitetit shtetëror), Lëvizja për Vlerat e Qytetërimit, së bashku me popullin maqedonas, qytetarët dhe krijuesit dhe të gjithë shoqatat patriotike.

“Kërkojmë moratorium për zgjidhjen e njëanshme politike të çështjeve maqedonase. Në vend se që ta mbrojnë marrëveshjen, ASHAM dhe akademikët ta mbrojnë dhe promovojnë vlerat autentike të shkencë, arteve vlerave dhe përfitimeve të Maqedonisë, të cilat janë fshirë me marrëveshjen e turpshme të Prespës dhe për të mbrojtur emrin e Maqedonisë, të identitetit maqedonas, gjuhën, historinë dhe kulturën. Prandaj ASHAM-it dhe institucioneve tjera do tu dorëzohet deklarata e popullit maqedonas për linjat e saj të kuqe dhe strategji për të ruajtur emrin e Republikës së Maqedonisë dhe identitetit maqedonas, gjuhës, historisë dhe kulturës “, thuhet në njoftimin protestues.

Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për tubim paqësor, dinjitoz, tubim popullor civilizues, organizatorët bëjnë thirrje deri tek qytetarët që në mënyrë paqësore dhe civilizuese ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre dhe të jenë përgjegjës për veten dhe të tjerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat