LSDM: Përgjimi masiv i qytetarëve ka mbaruar me shkuarjen e OBRM-PDUKM-së në opozitë

Maqedonia

LSDM: Përgjimi masiv i qytetarëve ka mbaruar me shkuarjen e OBRM-PDUKM-së në opozitë

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 19:15
Ilustrim

Nga partia në pushtet LSDM, kanë reaguar ndaj akuzave të OBRM-PDUKM-së ku thonë se përgjimet masive të qytetarëve ishte tipar i OBRM-PDUKM-së dhe ajo kohë ka mbaruar me shkuarjen e tyre në opozitë.

“Nuk ka më përgjime të paligjshme të qytetarëve dhe thyerjen e drejtave të tyre, të drejtat dhe liritë e njeriut janë të garantuar, ndërsa institucionet zyrtare veprojnë sipas ligjit”, theksojnë nga LSDM.

Nga atje shtojnë se institucionet kompetente reagojnë në mënyrë të shpejtë, po hetohet ngjarja me kryetarin e komunës së Demir Hisarit nëpërmjet proceduarave ligjore.

Koha e mosndëshkimit, drejtësisë selektive dhe proteksionizmit ka mbaruar me ikjen nga pushteti të OBRM-PDUKM-së thuhet në deklaratën e LSDM-së. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat