Canoski: Pas shembjes së kompleksit “Kosmos” qëndrojnë Gruevski dhe Janakieski

Maqedonia

Canoski: Pas shembjes së kompleksit “Kosmos” qëndrojnë Gruevski dhe Janakieski

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 15:55
Ilustrim

Në Gjykatën Penale sot vazhdoi procedura e dëshmive për rastin e PSP-së “TNT” për rrënimin e kompleksit “Kosmos” të Fijat Canoskit pas zgjedhjeve të vitit 2011-të.

Në seancën e sotme gjyqësore u prezantuan dëshmitë nga një seancë mbikëqyrëse në Kuvend, në të cilën është diskutuar çështja e “Kosmos”, si dhe dëshmuan edhe profesorët e Fakultetit të Inxhinierisë.

Gjatë kohës së pauzës të gjykimit të sotëm, ish-kryetari i komunës së Gazi Babës, tani i paditur për rastin TNT, Toni Trajkovski tha se me këtë procedurë gjyqësore të pandehurit do të jenë në gjendje të demonstrojnë, siç tha ai, për 36 herë për të tregojnë se komuna e Gazi Babës dhe ai si kryetar komune i atëhershëm veproi ligjërisht.

Canoski tha se pamjet e debatit parlamentar të paraqitura në seancën e sotme të gjyqit dhe bisedat e përgjuara në mënyrë të pafund tregojnë se prishja e objektit “Kosmos” u organizua nga kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski. Në pyetjen e gazetarëve nëse ai ndjehet i tradhtuar nga ish-partnerët e koalicionit, Cannoski tha se Gruevski dëshironte të shkatërronte gjithë familjen e tij.

Për lëndën “TNT”, Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, Toni Trajkovski dhe tre inspektorë nga Gazi Babë akuzohen për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave, të cilët kanë “konfirmuar” devijimet e supozuara të ndërtimit. Sipas aktakuzës së PSP-së, të pandehurit në vitin 2011-të kryen vepër penale nga urrejtja politike duke shkatërruar kompleksin e Fijat Canoskit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat