Zaev të enjten mban fjalim në PE

Maqedonia

Zaev të enjten mban fjalim në PE

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 13:58
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev të enjten më 13 shtator në orën 11 e 45 minuta do të mbajë fjalim në seancën plenare të Parlamentin Evropian në Strasburg.

Dy ditë para kësaj, Parlamenti Evropian do të mbajë debat me kryeministrin grek, Aleksis Cipras, me temë “ardhmëria e Evropës”. Ditën e njëjtë pasdite, deputetët evropianë do të debatojnë në temën e njëjtë edhe me kryeministrin hungarez Viktor Orban qëndron në agjendën e PE-së.

Kjo javë  është kyçe për Parlamentin Evropian sepse më 12 shtator, kryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker duhet ta mbajë fjalimin e tij vjetor para PE-së, të quajtur “Gjendja e Bashkimit Evropian”, ku shefi i Komisionit i paralajmëron prioritetet dhe sfidat e BE-së për vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat