Zaev: Përveç referendumit me Merkelin biseduam edhe për ekonominë

Maqedonia

Zaev: Përveç referendumit me Merkelin biseduam edhe për ekonominë

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 17:34
Zoran Zaev

Përveç referendumit dhe proceseve euro-atlantike, Kryeministri Zoran Zaev thotë se se temë kryesore në takimin me kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila dje ishte në Shkup, ka qenë ekonomia.

“Me kancelaren Merkel përveç referendumit, dhe proceseve euro-atlantike biseduam edhe për ekonominë, folëm për arsimin për shkak të ekonomisë, për investime të huaja nga Gjermania. Tema ishte ekonomia”, tha Zoran Zaev në konferencë për shtyp, ku u prezantuan efektet ekonomike në tremujorin e dytë të këtij viti, ku është vërejtur rritje e bruto produktit vendor prej 3.1%.

Ai tha se Qeveria e Gjermanisë ka dhënë leje të formohet Komiteti Drejtues, i përbërë prej ministrave të të dyja qeverive. Detyrë e këtij komiteti janë reformat në ekonomi të përshtaten me standardet evropiane.

“Interesi i bashkëpunimit ekonomik është i ndërsjellët, edhe për Maqedoninë edhe për Gjermaninë. Tregtia e përgjithshme është 3.6 miliardë dollarë nga të cilat 2.7 miliardë janë eksport, ose 47% e eksportit tonë është në Gjermani. Kompanitë e Gjermanisë janë të interesuara për Maqedoninë. Këtu janë të pranishme mbi 200 kompani, ku janë hapur mbi 20.000 vende pune. Ne si qeveri më e paktë që mund të bëjmë është të formojmë mjete ku do të ndihmojmë që kjo rritje dhe zhvillim deri në fund të vitit 2018 të rritet deri në 4 miliardë dollarë”, tha Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat