Kryeparlamentari Xhaferi u takua me senatorin Johnson

Maqedonia

Kryeparlamentari Xhaferi u takua me senatorin Johnson

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 15:29
Senatori i ShBA-ve, Ron Johnson ne takim me Kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi

Senatori i ShBA-ve, Ron Johnson sot pas takimit me Kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi theksoi se në Maqedoni ka ardhur ta përcjell dhe vërtetojë përkrahjen e ShBA-ve për tejkalimin e pengesës së fundit drejt anëtarësimit të plotë në NATO.

Ai theksoi se anëtarësimi në NATO garanton sigurinë e Republikës së Maqedonisë, dhe me këtë nxitet rritja e ekonomisë, që në fakt është qëllimi kryesor.

Ai u falënderua për kontributin e deritanishëm të Maqedonisë në misionet e NATO-së dhe për angazhimin e shpenzimit të 2% të BPV-së për mbrojtje.

Xhaferim, siç kumtoi shërbimi për shtyp i Kuvendit, tha se vizita e Johnson është vazhdimësi e përkrahjes nga ShBA-të dhe shfrytëzoi rastin që t’i falënderohet për ndihmën tridhjetëvjeçare që Washingtoni ja jep Republikës së Maqedonisë.

Xhaferi falënderoi edhe angazhimin pozitiv të Ambasadës së ShBA-ve në Republikën e Maqedonisë dhe personelit të tyre, të udhëhequr nga Jess Baily, në të kaluarën dhe tash.

Kryetari Xhaferi ka folur për aktivitet që Kuvendi i ka në lidhje me fushatën për referendum dhe mënyrën e realizimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat