Senatori amerikan: Dilni dhe shfrytëzoni të drejtën tuaj të votoni në referendum

Maqedonia

Senatori amerikan: Dilni dhe shfrytëzoni të drejtën tuaj të votoni në referendum

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 12:56
Senatori amerikan Ron Johnson

Senatori amerikan Ron Johnson pas takimit që e kishte në Qeveri me kryeministrin Zoran Zaev tha “dilni dhe shfrytëzoni të drejtën tuaj të votoni në referendum. Tregoni liderëve tuaj se përkrahni kombin tuaj dhe rrugëtimin  e vendit në rrugët drejt integrimeve euro-atlantike”.

Senatori Johnson takimin me Zaevin e vlerësoi si shumë pozitive dhe tha se në Maqedonia ka ardhur që të jep pëkrahje për gjithë procesin e zgjidhjes së kontestit me emrin deri tek integrimi final i Maqedonisë në BE dhe NATO.

“Shumë e rëndësishme për Maqedoninë dhe Greqinë të kenë zgjidhur çështjen e emrit. Të dy vendet kanë dy liderë të guximshëm, kryeministra që investuan në përpjekje të madhe për ta zgjidhur këtë kontest. Ajo është e vetmja mënyrë ku Maqedonia mund të bëhet anëtare e NATO-s”, deklaroi senatori Johnson.

Ai ju bëri thirrje qytetarëve të Maqedonisë ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre, të votojnë në referendum që do të mbahet më 30 shtator. Në lidhje me rezistencën, që marrëveshja e ka në Maqedoni dhe Greqi, por edhe për qëndrimin e OBRM-PDUKM-së dhe Kryetarit Gjorgje Ivanov se marrëveshja është e dëmshme, Johnson theksoi se në Maqedoni vjen nga Greqia dhe atje kundërshtime të mëdha ndaj marrëveshjes.

“Ky kontest zgjati 27 vite, kryeministrat e të dyja vendeve udhëhiqnin bisdime të rënda, punuan me Qeverinë amerikane, kjo marrëveshje në fakt është vendim i Maqedonisë”, tha senatori Johnson, i cili është bashkë-sponsor i Rezolutës së Senatit të ShBA-ve për përkrahjen e marrëveshjes së Prespës.

Johnson pas takimit me Zaevin në Qeveri, është e paraparë që të takohet me Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

Senatori Johnson është një nga bashkëpunëtorët e a lartë të Pesidentit të ShBA-ve Donal Trump, i ngarkuar për misione speciale. Njëherë, ai është edhe kryesues i nën-komitetit për bashkëpunim evropian dhe rajonal për siguri.

Johnson, i cili është kryesues i Komisionit të Senatit për siguri shtetërore, përveç Maqedonisë, do ta vizitojë Greqinë, Kosovën dhe Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat