Mançevski-Pappas: Maqedonia dhe Greqia do t’i ulin çmimet e roamingut

Maqedonia

Mançevski-Pappas: Maqedonia dhe Greqia do t’i ulin çmimet e roamingut

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 19:20

Maqedonia dhe Greqia kanë obligim ndaj qytetarëve të saj krahas asaj që janë fqinjë, të jenë partner dhe vazhdimit të bashkëpunojnë. Ky është përfundimi nga takimin mes ministrit për Shoqëri Informative dhe Administratë Damjan Mançevski dhe Ministri i Politikës Digjitale, Telekomunikacioneve dhe mediave në Qeverinë e Greqisë Nikos Papoas.

Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, fokus kryesor në bisedën e dy ministrave ishte sigurimi i të gjithë parakushteve të nevojshme për uljen e çmimeve për roaming mes dy vendeve.

“Në takim me homologun grek, Ministri Pappas, i vazhduam bisedimet për nënshkrimin e marrëveshjes me dy vendeve për uljen e çmimeve të roamingut për qytetarët tonë. Si përfundim nga takimi me kënaqësi mund të them se gjatë shtatorit do të shpallim edhe marrëveshjen konkrete për fillim e procesit për uljen e çmimeve në roaming”, theksoi ministri Mançevski.

Marrëveshjen që e nënshkruan të dy qeveritë, sipas Mançevskit, i shmang pengeset për bashkëpunim të cilat kanë ekzistuar në të kaluarën. Marrëveshja për roaming është vetëm fillim dhe bëhet fjalë për masë shumë konkrete nga e cila përfitim do të kenë të gjithë qytetarët.

“Rezultati pozitiv nga bisedimet me ministrin Pappas, ku dolën risi konkrete për të dyja shtetet, është edhe një vërtetim për përfitimet që dalin pas anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe nATO. Për këtë shkak, obligimi ynë është që të dalim në referendum dhe të votojmë për Maqedoni evropiane”, thotë në fund Ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës, Damjan Mançevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat