Anketa e fundit: Shqiptarët në NATO dhe BE por të përfaqsuar nga ASH dhe jo nga BDI

Maqedonia

Anketa e fundit: Shqiptarët në NATO dhe BE por të përfaqsuar nga ASH dhe jo nga BDI

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 18:15
Anketa e fundit

Anketa e fundit e prazentuar nga Televizioni Tellma nxjerr në sipërfaqe të dhëna shumë interesante të cilat deri tani opinioni nuk i ka ditur.

BDI me vite ka bërë thirrje për antarësim në NATO por është shumë interesante se vetëm 65% e mbështetësve të BDI janë deklaruar për dalje kurse 31% janë kundër referendumit dhe 3.2% nuk kanë vendosur.

80% e mbështetësve të Aleancës për Shqiptarët janë deklarur se do dalin në referendum dhe 20% nuk kan vendosur ende por asnjë nuk është deklaruar se do të bojkotoj.

Shtrohet dilema nëse BDI është e sinqertë në përcaktimin e saj PRO-NATO dhe BE sepse numrat e anketës e vërtetojnë këtë.

Në opinion ka qarkulluar dhe një vlersim se thirrjet e Ali Ahmetit mund të ndikojnë negativisht në suksesin e Referendumit që do të rezultoj me numër të vogël të daljes tek shqiptarët.

Që të dy këto variante mund të merren si të vërteta bazuar në rezultatet e anketës kurse me këtë del në pah kampanja e mediave pro qeveritare për të krijuar bindjen se Aleanca është kundër NATO-s. Rezultati i anketës në fjalë nxjerr një të vërtet se shqiptarët duan të integrohen në NATO dhe BE por të përfaqsuar nga Aleanca dhe jo nga BDI për shkak të historisë së saj në koalicion me VMRO e Gruevskit e cila është kundër referendumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat