Stoltenberg: Shpresoj që herën tjetër do t’ju vizitoj si vend anëtare e NATO-s

Maqedonia

Stoltenberg: Shpresoj që herën tjetër do t’ju vizitoj si vend anëtare e NATO-s

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 13:03
Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, gjatë qëndrimit të tij zyrtar në Maqedoni ka vizituar fshatin Stajkovcë në Shkup, prej ku deklaroi se qytetarët duhet vendosin për të ardhmen e tyre në referendumin e 30 shtatorit.

Stoltenberg tha se NATO është shprehur e gatshme që ta pranojë Maqedoninë si anëtare dhe se tani qytetarët duhet të vendosin për këtë.

“Nëse zbatoni marrëveshjen për emrin, do të bëheni anëtare e NATO-s. Shpresoj që herën tjetër që do të vij këtu, do të vij në vendin që do të jetë anëtare e NATO-s”, tha mes tjerash Stoltenberg.

Ai u shpreh i lumtur që sot vizitoi fshatin Stajkovcë, duke theksuar edhe ndihmën e ushtarëve të NATO-s të cilët para dy viteve ndihmuan banorët e këtij vendi të ballafaqohen me vërshimet që kapluan rajonin e Shkupit.

“NATO është më shumë se aleancë ushtarake, jemi këtu që të ndihmojmë njerëzit të jenë të sigurtë”, tha Stoltenberg.

Ai gjatë qëndrimit në Maqedoni realizoi takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, kryetarin e OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, kryetarin e Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov dhe përfaqësuesit e grupeve të deputetëve në Kuvend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat