Mickoski u takua me liderët e partive politike që janë pjesë e koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”

Maqedonia

Mickoski u takua me liderët e partive politike që janë pjesë e koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 20:51
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, sot u takua me liderët e partive politike që janë pjesë e koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”.

Tema kryesore ishte referendumi dhe pozitat e partive politike në raport me këtë çështje.

“Mbizotëronte qëndrimi se marrëveshja e nënshkruar me Republikën e Greqisë është akt kapitullues dhe paraqet dëm afatgjatë. Me këtë marrëveshje ndryshohet emri Republika e Maqedonisë, Kushtetuta, identiteti kombëtar, tradita, historia dhe kultura, Me marrëveshjen kapitulluese të Zaevit jo vetëm që fshihet gjuha maqedonase dhe hiqet dorë nga maqedonasit jashtë kufijve të shtetit, Zaevi heq dorë edhe nga maqedonasit në kufijtë e Republikës së Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Partnerët e koalicionit, siç kumtojnë nga OBRM-PDUKM-ja, pajtohen se kjo marrëveshje kapitulluese e nënshkruar nga politikanë të shantazhuar nuk mund dhe nuk guxon të fshihet vjedhjen e përgjithshme.

“Shteti përjeton përplasje në të gjitha fushat. Ekonomia është pranë kolapsit, arsimi dhe shëndetësia mbyten në probleme, ndërsa bujqësia bie. E vetmja gjë që funksionin dhe që është e organizuar është kriminaliteti i kartelit në Qeveri, i cili secilin furnizim publik e ndan firmave në pronësi me funksionarët e Qeverisë”, thonë nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se nga ana e Kryetarit Mickoski ishte cekur se OBRM-PDUKM-ja vazhdon me aktivitetet në teren me qëllim që ta dëgjoj zërin dhe vullnetin e popullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat