Sheqerinska: Anëtarësimi në NATO do të thotë armatë më bashkëkohore dhe më të paguar

Maqedonia

Sheqerinska: Anëtarësimi në NATO do të thotë armatë më bashkëkohore dhe më të paguar

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 18:53
Radmila Sheqerinska

Gjendja në sektorin e ekonomisë dhe situata politike shoqërore, në këtë moment historike, para hyrjes së Maqedonisë në NATO dhe BE dhe para referendumit ishin temat dhe fokusi i takimit të sotshëm të Ministres së Mbrojtjes Radmila Sheqerinska me Kryetarin e Komunës së Prilepit Ilija Javanovski.

Sipas Sheqerinksës, Prilepi është shembulli më i mirë për bashkëpunim civil-ushtarak mes kazermës së Prilepit dhe vetëqeverisjes lokale dhe tregon se si punohet bashkërisht, me një qëllim, rezultatet e shkëlqyeshme shpejtë shihen.

“Sot edhe zyrtarisht fillon diskutimi në Maqedoni, rreth çështjes historike dhe vendimit historik që shteti ynë duhet ta sjellë. Komuna e Prilpeit, vetëm në periudhën e fundit shfrytëzoi 20 milionë para evropiane për zgjidhjen e problemit me stacionin e pastrimit, 10 milionë euro janë investuar në “Qendrën Data” në Prilep, 10 milionë euro investohen në sistemin për mbrojtje nga përmbysjet, lidhur me gjithë Pellagoninë. Këto janë 40 milionë euro para evropiane, që hyjnë në Prilep dhe rajonin e Prilepit vetëm për tre projekte të mëdha’, tha Sheqerinska.

Ministrja e Mbrojtjes Radmila Sheqerinska në takimin e sotshëm me Kryetarin e Komunës së Prilepit para vizitoi kazermën “Mirçe Acev”, ku,k siç tha, është biseduar për problemet me të cilat ballafaqohet ARM-ja dhe për përfitimet nga anëtarësimi në NATO, që në radhë të parë pozitivisht do t’i ndjejnë pjesëtarët e ARM-së.

“Këtë vit, për shkak të rritjes së buxhetit për 15%, arritëm të zgjedhim dy probleme disa vjeçare. Për herë të parë pas shumë viteve u zmadhuar paga e përfaqësuesve të ARM-së për 10% dhe për herë të parë para dy muajsh filloi pagesa për të gjitha kujdestaritë dhe ditoret lidhur me to. Kjo do të thotë plus për standardin e pjesëtarëve të ARM-së, plus për Armatën, plus për Republikën e Maqedonisë e cila e çmon armatën e saj dhe pjesëtarëve të saj. Anëtarësimi në NATo do të thotë armatë bashkëkohore dhe më e paguar. Për këtë shkak jam e bindur se më 30 shtator, qytetarët e Prilepit dhe komunave tjera do të bëjnë zgjidhjen, me të cilën Maqedonia do të ketë perspektivë evropiane, siguri të zmadhuar, investime më të mëdha, paga më të mira dhe më shumë vende të punës”, tha Sheqerinska.

Për Kryetarin e Komunës së Prilepit është e rëndësishme që të gjithë të dalin në referendum dhe të japin votën për të ardhmen e Maqedonisë.

“Që të mbesin të rinjtë në Maqedoni, që të përmirësohen më mirë punë në shtet, për shkak se nën ombrellën e bashkëpunëtore të mëdhenj, siç janë NATO dhe BE, përfitimet që do t’i kemi si shtet dhe si qytet janë të mëdha. Unë shpresoj se në kohë të vërtetë do ta bëjmë veprimin e duhur, dhe se nuk do të fshihemi pas askujt, do të dalim në referendum dhe do të votojmë “për”, për të ardhmen e Maqedonisë evropiane”, tha jovanovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat