Mogherini: Evropa nuk do të jetë e plotë përderisa vendet nga Ballkani Perëndimor nuk bëhen pjesë e saj

Maqedonia

Mogherini: Evropa nuk do të jetë e plotë përderisa vendet nga Ballkani Perëndimor nuk bëhen pjesë e saj

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 13:54
Federica Mogherini

Vendet nga Ballkani Perëndimor për BE-në janë kthyer në partner për çështjen e sigurisë, përderisa ato më herët janë par si një vatër jostabiliteti, deklaroi përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini.

Mogherini, gjithashtu, tha se “së bashku me NATO-n po shikohen mundësit si të thellohet bashkëpunimi për çështjen e sigurisë në rajon”.

Austria e cila për momentin udhëheq me Këshillin e BE-së, i ftoi ministrat për mbrojtje të vendeve nga Ballkani Perëndimor më 26 shtator në Grac, për të biseduar për situatën e sigurisë në rajon, deklaroi ministri për mbrojtje austriak, Marioa Kunasek.

“Për mua kjo paraqet kënaqësi që kemi shprehur gatishmërinë që të gjejmë format tonë strategjik për dialog me këto vende, të bisedojmë me ato, dhe jo për to”, deklaroi Kunasek.

Në Vjenë sot dhe nesër do të mbahet takim joformal të ministrave për Punë të Jashtëm të BE-së, ku janë të ftuar edhe ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Maqedonisë, Turqisë, Malit të Zi dhe Serbisë.

“Evropa nuk do të jetë e plotë përderisa vendet nga Ballkani Perëndimor nuk bëhen anëtare të saj” tha dje Mogherini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat