Sasho Tasevski do të emërohet drejtor i ri në BSP

Maqedonia

Sasho Tasevski do të emërohet drejtor i ri në BSP

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 21:47
Sasho Tasevski

Sasho Tasevski është emëruar drejtori i ri i Byrosë për Siguri Publike, njofton Press24. Ky medium ju referohet burimeve të njohura në MPB, ndërsa vendimi nga qeveria pritet të merret nesër në seancë.

Tasevski i cili në opinion është bërë i njohur si zyrtar policor nga sigurimi i kryeministrit Zoran Zaev, gjatë ngjarjeve të përgjakshme në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar.

Ai ishte i pari nga sigurimi i kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, që u përball me turmën e protestuesve, ndërsa në dorë ka pasur edhe armë zjarri.

Tasevski pritet të vijë në vend të Llaze Vellkovskit, i cili u shkarkua nga posti i drejtorit të BSP-së për shkak të aferës me makinën zyrtare të MPB-së.

Tasevski është magjistër në siguri dhe doktor në Fakultetin për Siguri në Idrizovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat