Të akuzuarit për ngjarjet në Kuvend nesër para gjykatës

Maqedonia

Të akuzuarit për ngjarjet në Kuvend nesër para gjykatës

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 12:58
Ilustrim

Në Gjykatën Penale në Shkup nesër fillon procedurë e re për ndodhitë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill vitin e kaluar.

Lëndën do të udhëheq gjyqtarja për krim të organizuar Dobrilla Kacarska.

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë, në mars të këtij viti shpalli se është dorëzuar aktpadi kundër 30 personave, nga ku 28 janë për të akuzuar për sulm terrorist dhe prishjen e sigurisë, ndërsa dy persona për ndihmë në kryerjen e të njëjtës vepër penale. Sipas Prokurorisë Publike, me aktpadinë janë përfshirë 3 persona, pjesëtarë të strukturave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët si persona zyrtar kanë qenë udhëheqës të komandës së “artë” dhe të agjentë, si dhe persona të cilët kanë qenë pjesëtarë të grupi tjetër, si organizatorë e lëvizjes “Për Maqedoni të përbashkët”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykata Penale Shkup, më 28 qershor, informoi se seanca e parë për ngjarjet në Kuvend, është caktuar më 22 gusht të këtij viti në ora 10:00, ndërsa për periudhën e ardhshme janë caktuar 37 termine për dëgjim kryesor, për çka tashmë përgatiten urdhër për zbatimin e të akuzuarve që ndodhen në paraburgim shtëpiak dhe ftesë për palët tjera të përshira në lëndë.

Prokurori Darko Jakimovski, i cili gjykoi tentim vrasjen e Ziadin Seleës, në një nga seancat e fundit nga rasti i parë, tha se është e mundur zgjerimi i hetimit kundër personave tjerë, për shkak siç tha atëherë, janë siguruar fakte të reja për ngjarjet në Kuvend.

Gjyqtarja Sllavica Andreevska më 5 korrik gjykoi 7 personat për tentim vrasje ndaj deputetit Ziadin Sela në Kuvendin më 27 prill të vitit të kaluar. Kire Gjorievski mori dënim me burg prej 13 vitesh, Andrej Micov 10 vite e gjashtë muaj, Oliver oshavkovski 10 vite e gjashtë muaj, Nikollçe Dimitrievski 10 vite e gjashtë muaj, Aleksandar janevski – Toshta 13 vite, Nikolla Vojminovski 13 vite e gjashtë muaj dhe Kosta Dellev 10 vite e gjashtë muaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat