Në Maqedoni 40% e kohës së lirë kalohet pranë televizorit

Maqedonia

Në Maqedoni 40% e kohës së lirë kalohet pranë televizorit

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 11:34
Ilustrim

Qytetari i Maqedonisë pjesën më të madhe, apo një të tretën e ditës e kalon në gjumë. Statistikat e të dhënave tregojnë se qytetari i Maqedonisë 36% e kohës e kalon në gjumë.

22% e kohës është për aktivitete të lira, 10% për aktivitete shtëpiake dhe punësim, 9% për ushqim, 4% për rrugëtime dhe shkollim dhe 1% për aktivitete tjera.

Personat më të vjetër se 10 vjet, 8 orë e 44 minuta mesatarisht në gjumë gjatë ditës apo natës.

Dy orë e 25 minuta janë aktivitete amvisërie për përgatitjen e ushqimit, pastrimin e enëve, pastrimin e banimit, hekurosje, punimin e oborrit. Këtu bie edhe aktivitetet lidhur me ndërtim siç është ndërtimi, blerja e shërbimeve të ndryshme, kujdesi për fëmijët…

Dy orë e 30 minuta qytetari i Maqedonisë shpenzon në punën shtesë, duke përfshirë edhe pauzat e shkurta për kohën në punë, rrugëtimi gjatë kohës së punës, puna shtesë dhe rrugëtimi që lidhet me punësimin, rrugëtimi zyrtar.

Qytetari i Maqedonisë ushqehet mesatarisht dy orë e katërmbëdhjetë minuta, 56 minuta për higjienë personale, kujdes për shëndetin, marrëdhënie intime, si dhe aktivitete që kryhen pa pagesë për anëtar të familjes, familjar apo mik.

52 minuta të kohës mesatarisht shpenzohet për rrugëtime që përfshin rruga nga dhe deri në punë, rrugëtim lidhur me shkollimin, rrugëtim lidhur me blerjen e shërbimeve, për kujdesin ndaj fëmijëve apo kujdesin për amvisërinë, rrugëtim për hobi, sport dhe pushim.

Të dhënat e anketës të Entit Shtetëror për Statistika tregojnë ndarjen tradicionale të punës mes burrave dhe grave. Burrat pjesën më të madhe të kohës e kalojnë në punë të paguar, derisa tek gratë, punët e amvisërisë marrin pjesën më të madhe të kohës.

Edhe kur janë të punësuara gratë përsëri udhëheqin tek aktivitetet e amvisërisë me përqindje të madhe. Gratë e punësuara marrin pjesë me 14% për dallim nga të punësuarit burra që marrin pjesë vetëm me 5% në ato aktivitete.

Nga koha ku gratë kalojnë në aktivitete të amvisërisë deri 37% është për përgatitjen e ushqimit, derisa burrat për përgatitjen e ushqimit shpenzojnë 12% të kohës. Larja e enëve tek gratë merr 16% nga aktivitet e amvisërisë, derisa tek burrat është 2%.

Më pak kohë të lirë kanë personat e moshës nga 25 deri në 44 vjet, të cilët pjesën më të madhe të kohës e kalojnë në vend të punës, ndërsa më shumë kohë të lirë kanë personat mbi 65 vjet.

Qytetarët në Maqedoni pjesën më të madhe të kohës së lirë e kalojnë para televizorit, apo 40% të kohës së lirë, më pastaj pushim, shfrytëzimin e kompjuterit, shoqërimin, shëtitje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat