Të mërkurën do të dihet shuma që do të shpenzohet për fushatën e referendumit

Maqedonia

Të mërkurën do të dihet shuma që do të shpenzohet për fushatën e referendumit

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 08:43
Ilustrim

Ministritë dhe organet e administratës shtetërore deri të mërkurën duhet të dorëzojnë informacione për mjetet që i kanë në disponim për referendumin, ndërsa Qeveria në seancë do ta caktojë shumë shumën që do ta ndajë për fushatën. Plani për fushatën është duke u zhvilluar, informacionet mblidhen dhe definohen detajet për konceptin. Disa nga institucionet tashmë dorëzojnë dhe i dinë numrat, ndërsa para për fushatën kërkojnë edhe shoqatat që kundërshtojnë referendumin për fushatën “Maqedonia bojkoton”.

Mes atyre institucioneve që shpallën shumën e ndarë është Ministria e Mbrojtjes. Kjo ministri ndau diçka më pak se 60 milionë denarë, mjete të cilat, siç thotë Ministrja e Mbrojtjes Radmila Sheqerinska, janë të drejtuara drejt aktivitetit në përkrahje të integrimeve tona në NATO, por që nuk ishin pjesë e logjistikës, dhe nuk i nevojiteshin ARM-së.

Nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM akuzuan se ushtarët nuk kanë transport të paguar, punojnë me uniforma të vjetra, ndërsa menyja e tyre është më e varfër, Sheqerinska nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes ndan një milion euro për fushatën e referendumit për, dhe siç thanë ata, zbukurimin e marrëveshjes kapitulluese me Greqinë.

Qeveria në seancën e fundit i obligoi Ministritë dhe organet e administratës shtetërore që të dorëzojnë informacione deri tek Ministria e Financave për mjetet që i kanë në dispozicion, dhe që do të mund të shpenzoheshin për fushatën e referendumit që do të mbahet më 30 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat