Të sëmurët nga diabeti në Strugë dyshojnë në cilësinë e terapisë

Maqedonia

Të sëmurët nga diabeti në Strugë dyshojnë në cilësinë e terapisë

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 17:55

Përdoruesit e insulinës nga Struga ankohen për cilësinë e terapisë që ata marrin. Ata dyshojnë se arsyeja mund të qëndrojë në të ashtuquajturin import paralel. Nga Shoqata lokale e diabetit thonë se ata vazhdimisht marrin ankesa.

"Edhe unë kam të njëjtin problem, ku, pas marrjes së gjilpërës, tregon vlerë të lartë. A qëndron problemi tek aparati apo diçka tjetër, po më tregon cilësi të lartë të insulinës, edhe në qendrën mjekësore kur jap gjak. Por, pasi që tregon vlerë të lartë gjatë marrjes së gjilpërës, diçka nuk është në rregull. Duhet të ndërmerret diçka”, u shpreh Ivo Dukoski, kryetar i Shoqatës së diabetit, Strugë.

Nga Shoqata gjithashtu ankohet për cilësinë e aparateve për matjen e niveleve të sheqerit në gjak.

"Çdo qytetar që e pyesni nga Struga, thonë se aparatet janë katastrofë. Të gjithë tregojnë rezultate të ndryshme. Rezultati të jetë për një numër nuk është problem, por tregon një vlerë të jashtëzakonshme deri në dhjetë numra dallime. Urgjentisht duhet të ndërrohen këto aparate dhe të na japin pajisje më cilësore”, deklaroi Ivo Dukoski, kryetar i Shoqatës së Diabetikëve, Strugë.

Gjendja aktuale është e mirë dhe është bërë shpërndarja e të gjitha insulinave, thonë nga Spitali i Strugës. Nga atje shpresojnë që pacientët së shpejti do të fillojnë të marrin pajisje më cilësore për matjen e sheqerit.

"Që në fillim të muajit korrik dhe gusht, bëhet dërgesa e tenderit të vjetër të pajisjeve, prandaj nga shtatori ka tender të ri për pajisje, nga muaji i ardhshëm shpresojmë që në tenderin e ri është bërë zgjidhje më e mirë, më pas jepet miratimi dhe pastaj lëshohen nëpër qendra”, tha Jasmina Qeleshoska, farmaciste.

Shqetësues është fakti se në Strugë ka një rritje të vazhdueshme të numrit të rasteve, sidomos tek të rinjtë, me terapi të insulinës. Në Strugë, numri i përgjithshëm është rreth 9000, nga të cilat 2000 janë me insulinë. Pacienti më i vogël është dhjetë muajsh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat