AUV ka listë të 30 prodhuesve të mundshëm të orizit të modifikuar gjenetikisht

Maqedonia

AUV ka listë të 30 prodhuesve të mundshëm të orizit të modifikuar gjenetikisht

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 15:13
Zoran Atanasov

Pas listës së marrë prej 30 prodhuesve të mundshëm të orizit të modifikuar gjenetikisht, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) sot i vazhdoi kontrollet në terren.

Siç tha drejtori i AUV-së, Zoran Atanasov, i njohur është edhe lloji i orizit i marrë nga fara gjenetike e modifikuar.

Ai tha se me kontrollet do të konfirmohet se cilët janë ata prodhues, pas çka do të ndërmerren edhe masa në mënyrë adekuate me ligjin.

“Kemi njohuri se cili është lloji i orizit dhe kemi listë të personave te të cilët mund ta gjejmë. Sot ekipet janë sërish në terren. Detajisht do të hyjnë dhe do të konfirmojnë se cilët janë ata prodhues. Është marrë edhe listë për 30 prodhues të mundshëm te të cilët do të kontrollohet. Ajo do të realizohet në bashkëpunim me Drejtorinë për fara dhe material mbjellës pranë MBPEU-së”, theksoi Atanasov, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas konferencës për shtyp në Odën ekonomike për ndryshimet e Ligjit për ilaçe veterinare.

Sipas drejtorit, kontrollet janë përforcuar jo vetëm në vend, por edhe në vendkalimet kufitare gjatë importit. Përgatitet plan për kontroll të orizit vjetor, por edhe të rekoltës së orizit gjatë vitit 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat