Çmime të reja të derivateve të naftës: Lirohet benzina, shtrenjtohet dizeli

Maqedonia

Çmime të reja të derivateve të naftës: Lirohet benzina, shtrenjtohet dizeli

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 14:30
Ilustrim

Çmimi i benzinës nga sonte në mesnatë do të shtrenjtohet për gjysmë denarë, ndërsa çmimi i dizelit do të rritet për gjysmë denarë.

Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë bëhet ulja e çmimeve me pakicë dhe i rafinerive të derivateve të naftës mesatarisht për 0,66 përkatësisht për 0,28 për qind.

Çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të jetë 71 denarë për litër, i Eurosuper BS-98 do të jetë 72.5 denarë për litër, ndërsa Eurodiesel do të shitet për 63 denarë për litër.

Çmimi i vajit ekstra të lehtë do të jetë 51.5 denarë për litër.

Këto çmime do të hynë në fuqi nga sot në mesnatë dhe do të vlejnë për dy javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat