Lënda “Titanik”: Kryetari aktual i KSHZ-së ka marrë instruksione nga Mile Janakieski në zgjedhjet e 2011

Maqedonia

Lënda “Titanik”: Kryetari aktual i KSHZ-së ka marrë instruksione nga Mile Janakieski në zgjedhjet e 2011

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 13:31
Osman Shabani

Me dëgjimin e një pjese të 900 “bombave”, sot në Gjykatën Penale në Shkup ka vazhduar gjykimi në lëndën “Titanik”, ku në bankën e të akuzuarve janë disa ish-funksionarë.

Gjykimin e udhëheq Osman Shabani, ndërsa në seancë janë pranishëm gjithë të akuzuarit, si dhe përfaqësuesja e aktakuzës nga PSP, Lile Stefanovska.

Në një nga “bombat” e prezantuara sot, dëgjohet biseda para dy ditëve të zgjedhjeve të vitit 2011, mes kryetarit aktual të KSHZ-së Oliver Derkoski dhe ish-ministrit Mile Janakieski.

Si kryetar i atëhershëm i “Hekurudhave të Maqedonisë” Oliver Derkoski, merr instruksione nga Mile Janakieski për angazhimin e anëtarëve të partisë për ngjitjen e posterave të partisë.

“Tonët deri pijnë kafe në orën 07:00, deri në 09:00 do të votojnë. Deri 10:00 do të votojnë shokët dhe familjarët, deri 12:00 gjithë të punësuarit, ndërsa më pas të papërcaktuarit”, dëgjohet t’i ketë thënë Janakieski Derkoskit.

Ai gjithashtu i thotë Derkoskit se i duhet listë për aktivitetet konkrete për ditën e zgjedhjeve. Për lëndën “Titanik” PSP ka dorëzuar 5910 dëshmi materiale dhe ka propozuar 191 dëshmitarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat