Në aksionin e SPB Ohër janë zbuluar 23 vozitës nën ndikimin e alkoolit

Maqedonia

Në aksionin e SPB Ohër janë zbuluar 23 vozitës nën ndikimin e alkoolit

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 18:42
Ohër

Tek 23 vozitës të automjeteve është vërtetuar prania e alkoolit në trup në kontrollin e mbrëmshme të Sektorit të Punëve të Brendshme Ohër.

Zyrtarët Policor, siç kumtoi zëdhënësi i SPB Ohër Stefan Dimoski, kanë kryer kontroll ndaj 286 vozitësve, ndërsa testin e alkoolit e kanë kryer ndaj 188 vozitësve nga ora 23:00 deri në orën 05:00.

“Në kuadër të aksionit të kontrollit të komunikacionit janë përjashtuar 27 automjete, ndërsa janë marrë edhe 23 leje të vozitjes.

SPB Ohër edhe më tej ndërmerr masa ndaj të gjithë pjesëtarëve të komunikacionit me qëllim të ngritjes së sigurisë në komunikacion dhe nxjerrjen në pah të rregullave ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat