Protestë kundër ndërtimit të gazsjellësit në Vodno - Bota Sot
Protestë kundër ndërtimit të gazsjellësit në Vodno

Maqedonia

E enjte, 20 shtator 2018

Protestë kundër ndërtimit të gazsjellësit në Vodno

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 16:19
Protestë

Iniciativa qytetare “E dua Vodnon” sot mbajti protestë bë Vodno kundër ndërtimit të gazsjellësit.

Përkrahësit e iniciativës thanë se beteja e Vodnos ende nuk është humbur duke shfaqur një transparent që shkruante “Ne nëpër Vodno” dhe ku u vendosën mesazhe për mbrojtjen e malit.

“Në opinion flitet se beteja për Vodnon është e humbur, se gazsjellësi e ka patjetër të kalojë nëpër pjesën e këtij mali. Këtu jemi të deklarojmë se beteja ende nuk është humbur dhe të themi se shëndeti i qytetarëve të Shkupit është para betejës për profite, gjegjësisht nga përfitimi i gazsjellësit. Nuk jemi kundër gazifikimit, por kërkojmë që gazsjellësi të kalojë nëpër pjesën veriore të Vodnos”, tha Andrea Jankov nga iniciativa “E dua Vodnon”.

Sipas tij, ky gazsjellës nuk është për në Shkup, por në Tetovë dhe Gostivar, sepse Shkupi tashmë 20 vite ka gaz, por nuk ka rrjet terciar dhe sekondar. Ai sqaroi se rrjet nuk kanë as Tetova dhe Gostivari duke shtuar se derisa projektohet rrjet ka kohë që të gjendet plan i ri urbanistik ku do të kalojë gazi.

Nga Qeveria, më parë thanë se mbesin në planin e punimeve ndërtimore për gazsjellësin që bëhen në pjesën rrugor të malit, por me ndryshimin e planit urbanistik, siç thonë ata, do të zvogëlohet shkatërrimi i gjelbërimit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test