Carovska: Plani operativ u realizua për gjashtë muaj me buxhet dyfish më i madh nga ai i 2016

Maqedonia

Carovska: Plani operativ u realizua për gjashtë muaj me buxhet dyfish më i madh nga ai i 2016

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 13:49
Mila Carovska dhe drejtoresha e Agjencisë për Punësime Biljana Jovanovska.

“Dhjetëra masa dhe programe nga plani operativ për punësimin janë  thuajse 100% të realizuara. Pilot programi i gjeneratës së të rinjve u tregua si efikase, ndërsa vazhdimisht rriten edhe paratë të destinuara për planin operativ”, deklaruan Ministrja për Punë dhe Polikë Sociale, Mila Carovska dhe drejtoresha e Agjencisë për Punësime Biljana Jovanovska.

Carovska tha se buxheti për punësimin është për 100 milionë më i madh se buxheti i vitit të kaluar, gjegjësisht dyfish më i lartë se buxheti i vitit 2016 e që është 987.5 milion denarë, ku, sipas Carovoskës, të njëjtit qëllim janë ndarë 552.6 milionë denarë.

“Këto masa japin rezultate, trendet janë pozitive dhe me këtë presim që pozitivisht të ndikojnë tek papunësia, posaçërisht tek të rinjtë e Maqedonisë. Trendi i zmadhimit të buxhetit për planin operativ do të vazhdojë edhe vitet e ardhshme, ndërsa pas mbarimit të pilot programit Garanci për të rinjtë, Qeveria do të bëj analizë për atë se sa para do të ndahen vitin e ardhshëm”, tha Mila Carovska në konferencën për shtyp.

Drejtoresha e Agjencisë për Punësi, Biljana Jovanovska, tha se një nga programet ku ka interes të madh tek të papunët është programi për vetëpunësim, dhe me këtë program këtë vit janë përfshirë 1.176 persona.

“Për këtë program aplikuan 2.184 persona të papunësuar, ndërsa 1.521 nga ato në mënyrë të suksesshme i mbaruan zhvillimin e sipërmarrjeve dhe zhvillimit të planit bisnesor. Në vitin 2018 ishin krijuar 920 bisnis plane, nga ku 361 tashmë janë selektuar për firma të regjistruara”, tha Jovanovska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat